Koronavirusi po përhapet në të gjitha vendet e botës. Së fundmi, ministri gjerman i Shëndetësisë ka bërë një parashikim të trishtueshëm për koronavirusin.
Ai thekson se mosha mesatare e të prekurve është 40 vjec, dhe në javët në vazhdim shifrat në Gjermani do të jenë njësoj me ato të Italisë.
Janë rreth 1200 rastet e reja me koronavirus në Gjermani dhe deri më tani ka 2 viktima. Një grua 89 vjecare e cila kishte patologji të tjera dhe një 78 vjecar, dhe ai i sëmurë po ashtu.
Në konferencën e zakonshme për shtyp të së hënës, ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn, shpjegoi se numri i ulët i viktimave në vend krahasuar me Italinë, është thjesht një rastësi. Ai theksoi se nëse në Itali mosha mesatare e viktimave është 80 vjec, në Gjermani 70 për qind e rasteve janë të moshës nga 20 deri në 50 vjec. ndërsa mesatarja e të prekurve është 40 vjec, ndërsa në Itali sipas të dhënave zyrtare është 60.
Ministri gjerman bëri një parashikim të trishtueshëm duke thënë se javët dhe muajt e ardhshëm të dhënat e Italisë dhe Gjermanisë do të jenë njësoj. Me fjalë të tjera numri i viktimave varen nga epiqendrat, nga mënyra e përhapjes së virusit, mosha mesatare dhe numri i të prekurve.
Objektivi i qeverisë gjermane mbetet kufizimi i numrit të të prekurve për të shmangur presionin mbi sistemin shëndetësor, kur gjithësesi aktualisht janë 28 mijë vende në reanimacion, të pajisur me aparatura për frymëmarrje artificiale.
Dhe pse nuk ka ende të dhëna zyrtare mediat në vend raportojnë se deri tani janë kryer më shumë 30 mijë teste. Madje në disa spitale është mundësuar që testi të kryeht në automjet pa qenë e domosdoshme që dikush të hyjë në ambjente e spitalit për të verifikuar nëse është apo jo i prekur.
Diskutime rreth kësaj post