Besa Kokëdhima ka folur për vendimin që mori në dhjetor për të anuluar pjesëmarrjen e saj në “Këngën Magjike”. Këngëtarja shtoi se asnjë kompeticion muzikor nuk qëndron mbi shqiptarët që humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit.
Por e pyetur nëse do ta shohim në një kompeticion të ri muzikor, Besa pohoi se përveç Festivalit të RTSh-së, nuk do të jetë askund tjetër. Të ketë hequr dorë njëherë e mirë nga “Kënga Magjike”?
Ka ende jo pak kuriozitet në lidhje me vendimin tënd për anulimin e pjesëmarrjes tek “Kënga Magjike” e vitit të kaluar. Ke pendesë për faktin që u tërhoqe nga ky event?
“Asnjë pendesë, përkundrazi! Kam bërë plotësisht atë që kam ndjerë. Në disa aspekte unë jam shumë tradicionale, traditat tona të respektit ndaj katastrofës e humbjes njerëzore janë të rëndësishme për mua. Përpos gjendjes time emocionale e cila nuk ishte më aspak në festival, sikundër edhe unë nuk kisha pse të isha. Ishte momenti që kishin vdekur shumë shqiptarë nën rrënojat e tërmetit, dhe për mua asnjë kompeticion muzikor nuk qëndron mbi këtë.”
Do të të shohim sërish në ndonjë kompeticion të rëndësishëm muzikor?
“Përveç Festivalit të RTSH-së, që mund të ndodhë në të ardhmen, nuk besoj se mund të jem më pjesë e ndonjë kompeticioni muzikor në Shqipëri.”
Diskutime rreth kësaj post