Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili i pyetur nëse presidenti Ilir Meta me tubimin e 2 marsit po tenton të marrë lidershipin e opozitës tha se këto janë mendime të opozitës në parlament për mazhorancën që ishte në shesh.
“Këto janë mendime të opozitës në parlament për mazhorancën që ishte në shesh. Ti mendon se kanë hallin e opozitës këta, shqetësohen për opozitën që është në gjendje të nxjerrë 100 mijë vetë në shesh.
Nuk ofendojnë dot kamerat tuaja. I nxjerrin vetë konkluzionet sesa unike apo e përçarë është opozita. Këta kanë të drejtë se janë të privilegjuar para Kushtetutës, e shkelin kur të duan. Kush se kupton dot Ilir Metën ose është idiot, ose është i lig”, tha Vasili në Ora News.
Diskutime rreth kësaj post