Sekretari për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Median, Alfred Peza mes të tjerash ka folur për për konfliktin mes Presidentit Ilir Meta dhe mazhorancës.
Peza tha se ato që thotë Presidenti nuk janë të vërteta për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë, Peza tha se nuk ka shanse të ketë zgjedhje të parakohshme.
Alfred Peza: Ai po tenton të kapi Gjykatën Kushtetuese, me qëllim që kur ti vij radha e vendimit për shkarkimit të shpëtoi nga shkarkimi i tij si Kreu i Shtetit. Manifestimi i Presidentit është politik, nuk ka lidhje me vendimmarrjen e mazhorancës. Mazhoranca ka ngritur një Komision Hetimor, dhe nëse gjetjet do të jenë të tilla që Presidenti i plotëson të gjitha kushtet për tu shkarkuar, do ta shkarkoi por mbetet që vendimi të certifikohet në Gjykatën Kushtetuese. Zero shanse për zgjedhjet e parakohshme. PS në Kongresin e saj ka miratuar edhe programin e punës së vetë dhe ky kalendar është deri në 30 qershorin e vitit 2021, që do të thotë se atëherë do të jenë dhe zgjedhjet.
Diskutime rreth kësaj post