Moderatorja Ori Nebiaj, është pyetur në emisionin “Treshat” lidhur me largimin e saj nga Partia Demokratike, ku edhe ishte zëdhënëse. Ori është përgjigjur se brenda strukturave ishte një grua që e kishte inat dhe i vendoste stërkëmbësha.
PYETJE: Pse ike nga PD-ja, s’ta prishi njëri qejfin?
Ori Nebiaj: Po, po! Ishte njëra që ma kishte vënë syrin dhe më xhelozonte shumë dhe unë ika. Ajo ishte arsyeja. Më vinte stërkëmbësha.
Megjithatë edhe pse ka dhënë detaje për largimin e saj, Ori nuk e ka përmendur me emër se kush ishte gruaja brenda PD-së që e bëri të largohej.
Diskutime rreth kësaj post