Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim dy orësh me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Takimin kokë më kokë e ka konfirmuar vetë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.
Diplomatja amerikane pohoi se e kishte nxitur ministen Gjonaj të vazhdonte të njëjtin kurs të Reformës në Drejtësi.
Ky takim vjen pas akuzave dhe përplasjes së fortë që Etilda Gjonaj ka patur me Presidentin Ilir Meta.
Kreu i shtetit i ka kërkuar publikisht ministres Etilda Gjonaj të dorëhiqet, ndërkohë që e ka kallëzuar atë penalisht pranë Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).
Diskutime rreth kësaj post