Gazetari Denis Dyrnja shprehet se Shqipëria duhet të eksperimentojë me një qeveri krejtësisht prej ministresh gra dhe një kryeministre grua.
Sipas tij një qeveri me gra që do prodhonte efekte konkrete në menaxhim do prodhonte efekte të menjëhershme edhe në proceset integruese.
Denis Dyrnjaja shkruan:
“As Edi Rama, as Ilir Meta, As Lulëzim Basha, asnjë burrë më në kolltukët e qeverisë. Është momenti të eksperimentojmë politikisht me një qeveri krejtësisht prej ministresh gra dhe një kryeministre grua.
Do ishte risi në shumë aspekte dhe do prodhonte shumë efekte pozitive edhe në veprim edhe në perceptim.
Së pari, prezumohet se do ishte qeveri shumë herë më e përgjegjshme, më e angazhuar, më produktive, më sociale, më ekonomiqare, një qeveri me orientim moralist. Do krijonte relaksim të menjëhershëm politik.
Qeveria do konsiderohej jo si domen i burrave për luftë, por si një institucion shërbimesh për popullin. Do krijonte një impakt të fortë ndërkombëtar.
Një qeveri me gra që do prodhonte efekte konkrete në menaxhim do prodhonte efekte të menjëhershme edhe në proceset integruese. Do ishim referencë botërore që nga një vend problematik dhe gjenerues krizash do shfaqeshim me këtë risi surprizë.
Dhe ajo që është më e rëndësishme, gratë e ekspertizës, menaxhere ekselente dhe plot maturi kemi me shumicë në të gjitha fushat.
Thjeshtë u duhet hapur rruga me një kompromis kombëtar dhe shoqëror që t’iu jepet besim. Le të provojmë dhe të mos kemi frikë nga nënat e motrat tona të ditura, energjike dhe të kujdesshme.
E sigurt është që një qeveri e përbërë krejtësisht nga gra do të ishte minimalisht 2-fish më efiçente dhe produktive se një qeveri burrash dhe e drejtuar nga një burrë.
Burrat le te merren me parlamentin dhe mundësisht të rrisnin kualitetin parlamentar që është shndërruar si mëngjesore ku hahet paçe pilaf dhe bëhet muhabet!
Në qoftë se ka burra ky vend ky është rasti për të treguar kurajën që t’ua lënë qeverisjen e vendit grave. Do jetë më mirë për të gjithë. E hodha këtë ide sot se po ta hidhja në 8 mars do dukej si hipokrite.”-shkruan Dionisi.
Diskutime rreth kësaj post