Pas publikimit të raportit “Freedom House” për demokracinë, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku u shpreh se raporti tregon se Shqipëria ka rënë poshtë në indeksin politik dhe të drejtave të njeriut dhe se shqiptarët jetojnë në një vend me probleme të mëdha.
Basha shton se sa më gjatë të qëndrojë kjo qeveri, aq më e vështirë bëhet jeta për njerëzit.
“Sipas Freedom House Shqipëria ka rënë poshtë në indeksin politik dhe të drejtave te njeriut. Shqiptarët sot jetojnë në një vend që ka probleme të mëdha me demokracinë dhe përfaqësimin e tyre, me korrupsion në nivelet më të larta, me censurë për mediet, me krimin që nuk ndëshkohet me institucionet e kapura nga një parti. Sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet jeta për njerëzit. Shqiptarët kërkojnë ndryshim!”, – shkruan Basha.
Diskutime rreth kësaj post