Kanë dalë përgjigjet e analizave për 3 rastet e dyshuar si të prekur me koronavirus në Vlorë. Nga përgjigjja e analizave të bërë në ISHP rezulton se tre shtetasit nuk janë prekur me covid 19.
Lajmi është konfirmuar nga Kujtim Llapi drejtor i shërbimit shëndetësor parësor për qarkun e Vlorës.
Ogerta Manasterliu ditën e sotme në mbledhjen e Task-Forcës për masat kundër koronavirusit tha se janë testuar 42 raste të dyshuara deri më tani dhe të gjitha kanë rezultuar negative.
Deri tani Shqipëria vazhdon të mos jetë e prekur nga virusi kinez, i cili në mbarë botën ka shkaktuar mbi 3 mijë te vdekur.
Diskutime rreth kësaj post