Analisti Eduard Zaloshnja i ftuar në studion e emisionit “Real Story” deklaroi dje se qëllimi final i presidentit Ilir Meta është që të futet në parlament e aty të firmosë dekretin për shpërndarje të Kuvendit.
Zaloshnja theksoi se Meta nuk ka për ta marrë godinën e parlamentit, duke shtuar se me siguri do të ndezë shpresat opozitare.
“Fjala kyç në fjalimin e mbrëmshëm ishte se deri më datë 15 mars do të firmosin dekretin për shpërndarjen e parlamentit brenda në Kuvend. Finalja është që të karikojë Berishën në radhë të parë. Ka thënë do futemi brenda, por jo ta firmosë dhe të futet brenda.
Ka thënë se do futem unë i pari me gardën. Ai do të karikojë popullin opozitar, që të futen në garë. Me protesta mundohen të futen brenda. Ajo dihet që nuk e merr ndërtesën, por rindez shpresat opozitare. Meta thotë se brenda në parlament do të firmosin dekretin për shpërndarjen e Kuvendit”, tha Zaloshnja.
Diskutime rreth kësaj post