Leonora Jakupi është një ndër këngëtaret më preferuara në trojet shqiptare. Ajo e ka nisur karrierën e saj që në moshën 15 vjeçare ku ka kënduar për herë të parë në festivalin “Zëri i Drenicës”.
Dhe tani pas shumë vitesh ajo vazhdon akoma karrierën e saj të suksesshme. Por dita e sotme është e veçantë për Leonorën pasi ajo feston ditëlindjen.
Për të gjithë kuriozët Leona Jakupi ka lindur me 3 mars 1979 dhe sot feston 41 vjetorin e saj ndonëse duket sikur vitet kanë ndaluar për të.
Dhe në këtë ditë të veçantë për të, Leonora ka zgjedhur t’i dedikojë së ëmës disa fjalë prekëse, ku i kujton se këngëtarja i ka dhënë titullin nënë për herë të parë.
“Ne ketë dite te veçante për Ty , dua te t ‘falënderoj për çdo sakrifice tendën e shtrenjta ime! Jeta nuk ka qene e lehte për ty e as për mua , se bashku ja dolëm mbanë te gjitha sfidave te jetës. Prandaj kjo është dita jote, dita kur ti u bere nene për here te pare! Lus Zotin te t’kem me jete te gjate e ditët e lindjes time ti pres ne kraharorin tënd!”, ka shkruar Leonora në foton ku shfaqet pranë nënës së saj.
Diskutime rreth kësaj post