Gjatë fjalës së tij në Thumanë kryeministri Rama tha se të gjithë banorët e dëmtuar do të futen në shtëpi të reja, duke shtuar se banesat individuale do të jenë gati në fund të vitit 2020, ndërsa për godinat disa katëshe do të duhet më shumë kohë.
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët kryeministri siguroi se buxheti i përcaktuar do të bëjë të mundur realizimin e rindërtimit të banesave. I pyetur se në rast se buxheti nuk do të ishte i duhuri ai tha se për dëmshpërblimin janë disa standarde dhe se buxheti i përcaktuar sipas tij është i mjaftueshëm.
Rama: Pallatet do të fillojnë të ndërtohen, por duan më shumë kohë.
Shtëpia është si një fëmi, pallati është si tre fëmijë. Ne do të bëjmë maksimumin ta bëjmë më shpejt nuk do të nxitohemi.
Qytetarja: Banesat DS3 si do të rindërtohen, më ka dalë shtëpia DS3?
Rama: Në rastin e Thumanës gjithçka do të bëhet e re, nëse nuk është aty DS3b është dëmtim i rëndë por i riparueshëm. Kemi disa standarte për dëmshpërblimin, buxheti është 5 mijë dollarë.
Qytetarja: Ndoshta buxheti që ju përcaktoni nuk na del se jetojmë me jetim?
Rama: Nëse shtëpia është DS3 e pabanuar, por riparohet atëherë buxheti i përcaktuar del. Nëse nuk del këtu më ke mua ,do më kapësh për xhakete.
Diskutime rreth kësaj post