Pasi presidenti Ilir Meta tha se mendon të shpërndajë parlamentin, ka ardhur reagimi i deputetëve.
Ermonela Felaj: Presidenti dhe kushdo mund të vijë në parlament, por jo të bëjë marrëzira të tilla, sepse nuk lejon kushtetuta, jo parlamenti.
Deputeti Xhemal Qefalia, thotë se Presidenti duhet të kthejë sytë tek ajo që përmend gjithnjë, te kushtetuta, për të kuptuar se s’mund ti shkarkojë.
Xhemal Qefalia: Pra do t’i besojmë presidentit që thotë të mbrojmë kushtetutën, apo presidentit që thotë do të shpërndajë parlamentin duke shkelur kushtetutën. Unë besoj te e para që ai do ta mbrojë kushtetutën. S’mund t’i bëhet presion parlamentit. Nëse ka shkelje anti-kushtetuese do të shikohet në komision sipas rregullave kur ligjet kthehen nga presidenti.
Gjatë manifestimit të 2 marsit, kreu i shtetit paralajmëroi se nëse mazhoranca do të vijojë të mos marrë parasysh dekretet e tij, atëherë ai do të presë marsin si afat për miratimin e reformës zgjedhore për të shpërndarë parlamentin.
Diskutime rreth kësaj post