Nëna e Kristiano Ronaldos, Dolores Aveiro (65-vjeç), është dërguar me urgjencë në spitalin Nelio Mendonca në Madeira, pasi ka pësuar një goditje në tru, rreth orës 5 të mëngjesit.
Sipas mediave lokale, Dolores është e vetëdijshme, teksa do t’i nënshrohet testeve të reja brenda orëve të ardhshme për të bërë një egzaminim më të detajuar.
Kujtojmë që në vitin 2007, nëna e yllit portugez u diagnostikua me kancer në gji, ku për fat të mirë ajo arriti ta mposhtë këtë sëmundje. Ronaldo atëherë dhuroi 100 mijë funte në spitalin që shpëtoi jetën e mamasë së saj dy vjet më vonë.
Diskutime rreth kësaj post