Ndërkohë që ditën e djeshme u bë pjesë e protestës së Presidentit Meta, deputeti Lefter Maliqi ka paralajmëruar se dje nisi marshimi i parë, por ky uragan nuk do të ndalet deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
“Dje ishte ditë e madhe për të ardhmen, Kushtetutën dhe Demokracinë.
Mirënjohje qindra, mijëra shqitarëve që morën pjesë me vullnetin e tyre të lirë.
Uragani popullor dje nisi marrshimin e parë, ky Uragan s’do ndalet deri në zgjedhjet e parakohshme lokale dhe të përgjithshme.
S’ka kthim prapa, shpërndarja e Parlamentit domosdoshmëri. Sovrani do vendos me votën e tij për Parlamentin dhe Qeverinë që do zgjedhë. Shqipëria si Europa”, – shkruan Maliqi.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post