Ish deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza, ka komentuar sërish manifestimin e djeshëm të Presidentit Ilir Meta.
“Nga momenti që Presidenti i Republikës doli nga kangjellat e institucionit, ai nuk është më as President dhe as mbi palët, pasi e ka tejkaluar të drejtën e vet kushtetuese. Presidenti duhet të jetë person që simbolizon unitetin e popullit shqiptar dhe jo unitetin e popullit opozitar. Në këto kushte, Presidenti nga dje nuk është më “de facto” President, por vetëm “de jure”. Presidenti ka dy rrugë: ose ndjek rrugën institucionale për zgjidhjen e problematikave, ose ndjek rrugën e rrugës. Po ndoqi rrugën e rrugës, duhet të futet në politikë dhe ta lërë kostumin e Kreut të Shtetit”, theksoi Peza për A2.
Diskutime rreth kësaj post