Djali i kryeministrit Edi Rama, Gregu është shfaqur melankolik në rrjetet sociale, ku ka publikuar disa vargje prekëse.
Në kuadër të ditëlindjes së 41 të këngëtarit të ndjerë, Florit, djali i kreut të qeverisë ka zgjedhur të ndajë me të gjithë ndjekësit e tij disa vargje të ndjera të njërës prej këngëve që producentit, të ndarë tashmë nga jeta.
“Sa herë mërzitem se dhimbja më trishton
E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi ma largon,
Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë
Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon. Doktor Flori, Jeta shkon. Në kujtim të nderuar,”– shkruan Gregu krah rreshtave.
Ndërkohë në një tjetër Instastory, Greg Rama ka ndarë me ndjekësit e tij një këngë, fjalët e të cilës shprehin mall për njeriun e zemrës.
“Unë e di që ti më ndjen zemër, nuk do të heqësh dorë…ne të dy e dimë që kjo mund të jetë diçka por nuk është e mjaftueshme,”– shihet teksa shkruhet në sfondin e një qielli me re, që duket sikur i drejtohet dikujt ‘atje lart’.
Gregu është përfolur së fundmi në media për dhimbjen e madhe për të dashurën që humbi jetën nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas mediave italiane, studentja Kristi Reçi që humbi jetën në tragjedinë e 26 nëntorit bashkë me tre familjarët e saj, ishte e fejuara e Gregut prej dy vitesh.
Diskutime rreth kësaj post