Klevin Kadilli është një ndër moderatorët më të komentuar për publikun, i cili bëri bujë me largimin e tij të papritur nga ‘Top Channel’.
Me nisjen e sezonit të ri televiziv, Klevin e pamë në ekranin e ‘Ora News’ ku prezantonte emisionin ‘Ditë e Re”.
Mirëpo mësohet se në mes të sezonit ai e ka braktisur këtë televizion, por jo për të shkuar tek një tjetër. Mësohet se Kadilli do t’i përkushtohet ëndrrës së tij për t’u bërë pjesë e biznesit.
Ndërkohë mësohet se vendin e tij në emisionin ‘Ditë e re’ do ta zërë prezantuesi i njohur, Arjon Muça.
Diskutime rreth kësaj post