Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale me ironi shkruan se meqenëse tashmë më shumë shqiptarë ka jashtë Shqipërisë, i bie që kryeministri ynë është Pandeli Majko, megjithëse brenda vendit është Rama.
Ironia e Manjanit shkon më tej duke thënë, se meqenëse shqiptarët nuk kanë gjë në dorë as Pandeli Majko nuk ka as kompetenca e as buxhet.
“Tashmë shqiptarët janë më shumë në diasporë sesa në Shqipëri.
Natyrshëm Kryeministër i shqiptarëve është Pandeli Majko. Por i Shqipërisë, dmth i territorit dhe pasurisë së Shqiptarëve është Rama…
Meqë shqiptarët s’kanë gjë në dorë, Pandi ska as kometenca e as buxhet.”, shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post