Mes shumë zërash kundër presidentit Ilir Meta, ka qenë reagimi i ish-drejtorit të Transportit Rrugor Arben Isaraj, një nga figurat e rëndësishme në PS. Isaraj ‘këshillon’ Metën ‘të piqet’ teksa e cilëson si ‘të papjekur’.
Kjo referuar, datës 2 mars, të cilësuar si ‘Besëlidhje’ nga Presidenti, i cili i ftoi të gjithë t’i bashkohen në Bulevard, me qëllim çmontimin e grushtit të shtetit siç e cilësoi ai qeverisjen e Ramës.
“Dje nga Dekrethedhësi dhe tellalli tij dëgjuam, se më 2 mars 2020-të, Dekrete Balistike Metiane do të godasin ashpër puçistët, Kuvendin, Kryeministrinë dhe disa Ambasada të mafies ndërkombëtare në Tiranë. Po dje, një antidekret Patriot i SHBA-së, paralajmëroi Dekrethedhësin në tentativë, të tregohet më i pjekur dhe më i përgjegjshëm.
Sot, asgjë….po nesër ? Në këtë botë fjala “nesër” u krijua për njerëzit e pavendosur dhe për fëmijët.
Ndaj piqu o i papajekur, ashtu me qetësi dhe dashuri, në temperaturën e instaluar të serës ndërkombëtare të drejtësisë.
Dhe nëse ndjen se tempertura është e lartë dhe pjekja po kalon në djegie, lajmëro vet apo me tellallin, Vëzhguesin, se mos të bën derman”, – shkruan Isaraj në reagimin e tij.
Diskutime rreth kësaj post