Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi, ka folur për formulën e re brenda koalicionit të PD. Ai ka treguar se tashmë do kenë mundësi që në parlament të futen edhe personazhe të partive të tjera, të cilat kanë mbetur gjithmonë jashtë vargut.
Sipas Shehit, kryedemokrati Lulzim Basha është inteligjent dhe e kupton që këto vota brenda PD do të ndahen.
“Brenda këtij treni të madh opozita që ka për lokomotiv PD, ndodhen shumë parti. Ato kanë shumë pak shpresë që të prezantohen në parlament sepse votat e grumbulluara i kalojnë PD. Pa i hequr asnjë votë PD ne gjykojmë që të shtohet mundësia që edhe ai që ndodhet në fund të vargut të ketë mundësi.
Me këtë lloj kllape brenda këtij segmenti të madh opozitarë rregullohet ky sistem se i vlen të gjitha palëve. Falë zotit PD në radhë të parë dhe LSI, falë këtyre mund të rreshtohen edhe forca që nuk kishin vend. Ne me Bashën kemi kohë që e kemi diskutuar. Basha është njeri inteligjent dhe e kupton që këto vota brenda PD ndahen”, – tha Shehi.
Diskutime rreth kësaj post