Kryeministri i vendit Edi Rama sëbashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë qenë në Ndroq të Tiranës për të inspektuar ngritjen e një tjetër qendre shëndetësore.
Postimi i kryeministrit
Ndroq, Tiranë – Me Ogertën në një tjetër qendër shëndetësore të rindërtuar me standardet më të larta, si 180 qendrat e tjera shëndetësore nga njëri cep i Shqipërisë në tjetrin, me Programin Kombëtar “Rehabilitimi i 300 qendrave shëndetësore”.
Paralelisht janë punësuar me një sistem transparent, 140 mjekë në qendra shëndetësore dhe spitale vetëm në këto dy muaj të vitit 2020!
Nga 1 janari deri tani, më shumë se 59 mijë qytetarëve iu kursyem ecejaket në sportele për rinovimin e kartës së shëndetit, e cila aksesohet online nga të gjithë institucionet shëndetësore falë #REVOLUCIONIDIGJITAL2020 NË SHËRBIMET PUBLIKE https://e-albania.al/
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post