Ditën e djeshme në Konferencën e Donatorëve Shqipëria arriti të sigurojë 1.15 miliardë euro për rindërtimin nga tërmeti tragjik që goditi vendin. Një pjesë e tyre janë dhënë në formën e një kredie të butë për vendin tonë.
Kjo ka nxitur reagimin e opozitarëve, të cilët ndihen të shqetësuar se vendi po merr ‘borxh’. Pas këtyre komenteve ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.
Me ironi Spahiu shkruan se shqiptarët janë mësuar të marrin qyl dhe borxhin nuk e quajnë nder.
“Gjysma e shqiptarëve janë mërzitur shumë keq. Janë mësu me marr qyl. E kanë traditë që borxhin nuk e quajnë nder dhe nuk e kthejnë mbrapsht! Bota t’na dhurojë, ne t’bëjmë plazh se jemi komb që të drejtojmë”, – shkruan Spahiu.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post