Gazetari Alban Dudushi ka debatuar ashpër më presidentin e Ilir Meta në emisionin “Open”. Debati nisi kur Meta tha se është mbrojtësi i Kushtetuesës dhe se presidenca është kështjella e mbrojtjes së Kushtetutës.
Dudushi: Ju shpërndatë edhe një foto që e quajtët meme of the day, ku tregoni se Presidenca është kështjella që po mbron Kushtetutën. Por ajo që shikohet është se jeni vetëm”, tha Dudushi.
Meta: Në luftën finale ka shumë shqiponja”, iu kundërpërgjigj Meta.
Dudushi: Shqiponjat tani janë ulur në tryezën e bisedimeve
Meta: Nuk e kam fjalën për opozitën
Dudushi: Ke ndryshime në qëndrimet tuaja. Në fillimin ishit palë me opozitën tani jeni vetëm. Akuzuat edhe Komisionin e Venecias, kur shkelët Kushtetutën.
Meta: Ku e kam shkelur Kushtetutën?
Dudushi: Jua tha Komisioni i Venecias
Meta: Kur dhe ku e ka thënë. Ajo ishte një qëndrim prej lobimit që pastaj e ndryshuan. Alban në qoftë se kërkon të bësh zhurmuesin vazhdo bëje”, iu kundërpërgjigj Meta.
Diskutime rreth kësaj post