Procesi i njohjes së lejeve të drejtimit shqiptare në Gjermani duket se është në rrugë të mbarë.
Pak ditë më parë në Shqipëri mbërritën ekspertët gjermanë që kontrolluan të gjithë procesin e dhënies së patentave, provimet dhe gjithë sistemin e kontrollit.
Drejtoria e Përgjithshme e transportit rrugor, ishte pjesë e këtij kontrolli nga ana e Guido Zielke, Drejtor i Përgjithshëm i Trafikut Rrugor dhe Transportit dhe Znj. Renate Bartelt-Lehrfeld, Drejtoreshë e Ligjit të Trafikut Rrugor në Ministrinë Federale të Transportit.
Vendosja e një sistemi kontrolli elektronik, rritja e cilësisë së printimeve por edhe mënyra e kontrollit të provimit për marrjen e patentës u vlerësuan nga ana e palës gjermane.
Ndërkohë që këtë marrëveshje duhet që të nisin ta miratojnë parlamentet e të gjitha landeve gjermane, dhe kjo është një periudhë e gjatë kohe, por që ka nisur tashmë të marrë rrugën e zgjidhjes.
Diskutime rreth kësaj post