Në Bruksel, shtetet anëtare pjesëmarrëse në Konferencën e Donatorëve po shpallin publikisht angazhimin e tyre me fonde për procesin e rindërtimit pas tërmetit te 26 nëntorit.
Në konferencën e donatorëve janë mbi 100 shtete. Mësohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin 5 milion dollarë.
“Shpreh mbështetjen dhe vlerësimin për Edi Ramën. SHBA ka qenë gjithmonë përkrah Shqipërisë. Zanafilla e miqësisë sonë është prej Konferencës së Versajës kur Presidenti Uillson u ngrit për të mbrojtur Shqipërinë. Ne ishim aty në vitin 1991 kur erdhi demokracia.
Ne kemi tre faza, reagim, rindërtim dhe minimalizim i rrisqeve. Ne fillimisht dhamë një ndihmë të shpejtë prej 800 mijë dollarë. Qeveria e SHBA jep 3.9 milion dollar Shqipërisë në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse për të shkuar për ata që kanë shkuar më shumë nevojë dhe në mënyrë të drejtë .
800 mijë dollar për monumentet e kulturës në Durrës, Tiranë dhe Prezë. Më pas do të japim edhe 600 mijë dollarë dhe për Kryqin e Kuq për qendra shëndetësore dhe emergjencat.” – tha Matthew Palmer gjatë Konferencës së Donatorëve.
Diskutime rreth kësaj post