Profesoresha e Inxhinierisë Luljeta Bozo shprehet se pas tërmetit të 26 nëntorit, inxhinierët janë bërë më të rëndësishëm. Profesoresha e Inxhinierisë u shpreh se anashkalimi i inxhinierëve të ndërtimit është një problem, i cili ka nisur prej një periudhe të gjatë kohe afërsisht që prej viteve ’90.
“Problemi nuk ka nisur para një viti ose para dy vitesh, është një proces i gjatë i cili ka filluar që pas viteve ’90, ku u anashkalua roli i inxhinierit, ndërkohë që ndërtimi është fusha që lidhet me të gjitha fushat e tjera të zhvillimit të një vendi”, – tha Luljeta Bozo e ftuar në Euronews.
Megjithatë sipas ekspertes Instituti i Ndërtimit duhet të ndryshojë rrënjësisht.
“Së pari duhet të ndryshojë në funksonin që ka, që të marrë një funksion më të rëndësishëm,” – tha ajo.
“Duhet fuqizuar patjetër në bazë laboratorike, sepse ka një laborator shumë të vjetër,” – shtoi znj. Bozo.
Së fundmi inxhinierja tha se stafi i kualifikuar mbart çelësin e suksesit të Institutit në të ardhmen.
Diskutime rreth kësaj post