Gjermania do të vërë në dispozicion 11 milionë euro ndihmë financiare për rindërtimin në Shqipëri. Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas në Konferencën e Donatorëve në Bruksel tha se këto para do të shkojnë për banesa, shkolla dhe kopshte.
“Tërmeti i rëndë i nëntorit, që goditi Shqipërinë, mori 51 jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme serioze. Gjermania ofroi menjëherë ndihmën e saj nëpërmjet ekspertëve të Agjencisë të Asistencës Teknike. Por tani bëhet fjalë për rindërtimin. Qytetarët në zonat e prekura kanë nevojë për banesa, shkolla dhe kopshte. Gjermania vë në dispozicion për këtë 11 milionë euro. Është një dëshmi e fortë e solidaritetit të BE-së me Shqipërinë fakti që Komisioni Evropian po koordinon asistencën ndërkombëtare të emergjencës dhe ka thirrur për këtë qëllim konferencën e sotme të donatorëve”, – tha Heiko Maas.
Diskutime rreth kësaj post