Kreu i PD, Lulzim Basha ka nisur një nismë me logon ‘Po të dëgjoj’. Pikërisht për këtë nismë ka reaguar me ironi edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Korporatës Elektro-Energjitike, Andis Harasani.
Harasani e kritikon Bashën që nga emërtimi që ka zgjedhur t’i vërë nismës që ka ndërmarrë. Sipas tij duhet të paktën të shkruhej “Po ju dëgjojmë”, sepse një kryetar institucioni nuk mund të dëgjojë i vetëm.
“A ka njeri që ti thotë se nuk është zoti që dëgjon i vetëm”, – shkruam me ironi ish-deputeti.
Pyetja e radhës e Harasanit është: “Nuk mësoi asgjë nga takimi kokë me kokë me KM? Që vazhdon vepron vetëm?”
Postimi i plotë:
#Po te degjoj
A ka njeri ti thote qe:
1. Nuk eshte ZOTI qe degjon i vetem.
2. Qe ka 8 vjet ne opozite dhe duhet te dali me zgjidhje jo te kujtohet tani qe te degjoje cfare hallesh kane njerezit. Pse cberi gjithe keto vite ne opozite? Ujiti Tulipanet?
3. Eshte Kryetar Partie Politike. Eshte Kryetar i institucionit te Opozites dhe minimalisht duhet te thonte #POJUDEGJOJME
4. Nuk mesoi asgje nga takimi koke me koke me KM? Qe vazhdon vepron vetem?
Diskutime rreth kësaj post