Lei Kraja është padyshim një nga vajzat më bukuroshe të ekranit, por edhe ndër më të komentuarat në showbiz. Në një intervistë Lei ka treguar më shumë për veten, por edhe për ofertat që ka marrë.
Cilat janë disa nga 50 hijet e Leit?
“Uf! Nuk kam 50, po shumë (qesh). Jam e mirë, e çiltër, funny, e kujdesshme dhe shumë besnike. Por, sigurisht që kam anën time negative. Më ngel hatri shumë shpejt, më ngelet mendja, jam lunatike, prekem, jam shumë kokëfortë, nuk mund bëj show fare. Nëse më bezdis diçka, më lexohet në fytyrë. Nëse nuk më pëlqen, të injoroj 100 për qind. Dhe atë gjë që e dua, e marr. Dhe lista vazhdon. Hahaha…, por jam shumë e sinqertë dhe realisht nuk di të jetoj me gënjeshtra”, – shprehet ajo ndër të tjera.
Tani që është person publik, a ka marrë ndonjë ofertë të pa rezistueshme?
“Në kaq kohë që kam qenë në këtë treg, kam pasur shumë oferta që i kam pranuar. Kështu, nëse do të kem më shumë se kaq, vërtet do isha mirënjohëse dhe shumë e lumtur. Por njeriu nuk ngopet kurrë! Dhe kjo është e rrezikshme. Kështu, për momentin, po jap maksimumin dhe po shijoj këtë që po bëj. Falënderoj Zotin për çdo gjë që kam”, – tha Lei.
Diskutime rreth kësaj post