Një tërmet me magnitudë 5,8 ballë sipas Rihterit ka goditur provincën Maluku në Indonezi. Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës (BMKG) e Indonezisë njoftoi se tërmeti ka ndodhur me epiqendër në ujërat 117 kilometra në juglindje të rajonit Serami Lindor në thellësi prej 28 kilometrash.
Nga tërmeti nuk janë raportuar viktima ose dëme materiale, ndërsa autoritetet nuk kanë lëshuar alarm për cunami.
Ndryshe, 36 persona humbën jetën nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që më 26 shtator goditi kryqytetin e provincës Maluku, Ambon.
Diskutime rreth kësaj post