Lideri demokrat Lulzim Basha ka pyetur qytetarët se cili do të ishte vendimi që do të merrnin nëse do të drejtonin për një ditë Ministrinë e Arsimit, dhe pasi pa prej orësh propozimet dhe sugjerimet Basha i ka kthyer përgjigje ndjekësve të tij në Instagram.
Kreu i PD thotë se ndër sugjerimet bie në sy anulimi i ligjit për arsimin e lartë që është pika e parë në programin e PD. Po ashtu ai premton se do të punojë për financimin e shkollave dhe universiteteve për të krijuar kushte më të mira për studentët, me kushte dinjitoze dhe më pas me paga më të larta në punë.
”Jam shumë i befasuar që vetëm brenda pak orësh mijëra prej jush ndjekës në instagram i jeni përgjigjur pyetjes se cili do të ishte vendimi i parë nëse do të t;ju besohej drejtimi i Ministrisë së Arsimit. Mes mijëra sugjerimeve dhe propozimeve spikat anulimi i ligjit për arsimin e lartë. është pika e parë e programit tim, programit të PD për arsimin e lartë.
Sugjerimet e tjera kanë të bëjnë me shtimin e financimeve për shkollat dhe universitetet në të gjitha fushat e arsimit dhe në vecanti në krijimin e kushteve më të mira në universitete, që studentët të dalin në tregun e punës dhe të konkurojnë si dhe me denjësisht dhe me paga të larta.
Ju falenderoj nga zemra që bashkëbiseduat me mua sot në Instagram dhe shpresoj ta vijojmë këtë formë të shprehjes së problemeve që keni ju.” – thotë Basha.
Diskutime rreth kësaj post