Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në pjesëmarrjen e tij në konferencën e sigurisë që po mbahet në Gjermani mes liderëve botëror, nuk ngurroi të ‘thumbojë’ Francën në lidhje me incidentin e ndodhur në ndeshjen me Shqipërinë, ku ishte lëshuar gabimisht himni i Armenisë në vend të himnit tonë.
Ky gabim, sipas Ramës nuk u ndal me kaq, pasi që “kulmi” ishte kur Parisi zyrtar i kërkoi falje Armenisë në vend të Shqipërisë.
Ky thumb i kreut të Qeverisë shqiptare në konferencën e sigurisë në Mynih, u bë po në të njëjtën ditë kur Presidenti francez, Emanuel Macron dha lajmin e mirë për një votë pro Shqipërisë në çeljen e negociatave me BE’në.
“Shqipëria luajti në Paris futboll dhe i vunë himnin e Andorës. Të gjithë u çuditën dhe pastaj francezët u kujtuan se kishin bërë gabim dhe i kërkuan ndjesë Armenisë që kishin vënë himnin e gabuar” – ka thënë Rama.
Kujtojmë se në cilësinë e Kryetarit të OSBE’së, Rama do të udhëtojë më 25 shkurt për në Moskë, për të zhvilluar takime me autoritetet vendase.
Diskutime rreth kësaj post