Nuk ka qetësi për Britaninë pas largimit të stuhisë së dhunshme Ciara, vendi po përgatitet për mbërritjen e një tjetër “bombe të motit”, ciklonit Dennis.
Shtypi britanik flet për qindra fluturime të anuluara, vonesa trenash e zona të përmbytura që përgatiten për një tjetër valë vërshimesh shkatërruese. Dennis do të jetë një goditje e fortë për komunitetet që ende nuk e kanë marrë veten nga kalimi i Ciara-s, e cila solli me vete reshje të rrëm byera dhe erëra të forta, ndërsa mori dhe disa jetë njerëzish.
Duke cituar agjensinë britanike të mjedisit, BBC thotë se përmbytjet e ciklonit të ri në zonat e prekura tashmë prej Ciara-s, pritet të jenë edhe më të mëdha se ato të parat.
Ndonëse Britania e Madhe do të preket shumë prej kësaj stuhie, peshën kryesore të saj pritet ta ndiejë Islanda, ndërsa nuk do t`i shpëtojnë ashpërsimit të ndjeshëm të motit as Danimarka e Norvegjia.
Nga të dhënat e deritanishme, rezulton se Dennis mund të shndërrohet në njërën prej stuhive më të fuqishme të Atlantikut të regjistruara ndonjëherë. Më e forta e këtij lloji deri tani konsiderohet stuhia Braer e vitit 1993.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post