Aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka thotë se kryeministri Edi Rama është në kushtet e pamundësi për të qeverisur. Ndoka tha se Rama është objekt i SPAK sa i takon krimit zgjedhor.
“I kemi paralajmëruar dhe kjo është pjesa fundore nëse ky kryeministër do të shkojë drejt aventurës politike duhet që qytetarët dhe opozita ta ndalojnë. Ne po shkojmë drejt një rrokullisje politike, ekonomike dhe morale. Një kryeministër që operon edhe pa Gjykata Kushtetuese nuk ka sens që të lejohet në aventurën e tij.
Të gjithë po presin vendimmarrjen e opozitës për të organizuar protestat dhe kjo është një detyrë e jona e patjetërsueshme dhe në kushtet e emergjencës.
Unë shpresoj që kryeministri mos përballej për herë të dytë me egërsinë e protestave, me egërsinë e vendimmarrjes së opozitës. Sot kemi bërë një hap të rëndësishëm për bashkëpunimin institucional për ta zgjidhur krizën. E kemi toleruar vetë mazhorancës”, tha Ndoka në Ora News.
Diskutime rreth kësaj post