Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë ka mirëpritur Drejtorin e Përgjithshëm të Trafikut Rrugor dhe Transportit dhe Drejtoreshën e Ligjit të Trafikut Rrugor në Berlin. Kjo vizitë kishte si qëllim informimin nga afër të palës gjermane me procesin e trajnimit dhe të testimit për marrjen e lejedrejtimit në Shqipëri.
Një takim i rëndësishëm me qëllim vijimin e vlerësimit të mëtejshëm të kërkesës së Republikës së Shqipërisë për njohjen e konvertimit të lejedrejtimeve shqiptare në Gjermani. Proces i cili ndihmon rreth 30,000 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani.
I pranishëm në takim ishte dhe zv. Ambasadori gjerman, Johannes Dietrich. Pala gjermane u njoh në terma të përgjithshme me investimet e ndërmarra nga DPSHTRR mbështetur nga MIE, për garantimin e kualifikimit dhe prodhimit të lejedrejtimit sipas parametrave të BE-së.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post