Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim zhvilloi mbrëmjen e djeshme një takim me ministrin e Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetajn. Pas këtij takimi, ambasada amerikane ka reaguar me një shënim në Facebook, ku jep detaje nga biseda e tyre ‘kokë më kokë’.
“Ambasadorja Kim u takua me Ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj më 13 shkurt. Ata diskutuan rëndësinë e përdorimit me efikasitet të burimeve në ndihmë të atyre që u prekën nga tërmeti tragjik i nëntorit. Ambasadorja nënvizoi përgjegjësinë e qeverisë për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie për fondet e përdorura për rindërtim. #SHBAQendronKrahShqiperise“ – shkruan Ambasada e SHBA.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post