Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka komentuar heqjen e kompetencave për Presidentin Meta dhe ka shpjeguar votën e tij abstenuese. Sipas tij, në intervistën e dhënë për FaxNews, është turp që dy zonja po zihen për një karrige.
Madje mazhoranca duhet ta kishte shkarkuar Metën dhe pastaj të bënte këto ndryshime kushtetuese, të cilat duhet të jenë të mirëmenduara se pse nuk bëhet fjalë për vetëm një individ, por për një ligj që ngelet vit pas viti.
“Unë kam abstenuar për këtë ligj, nuk është tërësisht e vërtetë, pasi mazhoranca i ka 78 vota në Kuvend, ndërsa ky ligj kërkonte 84 vota, që tregon se ka dhe një mbështetje nga ana e deputetëve të opozitës
Ky është një diskutim thellësisht ligjor, e kam shprehur dhe në Kuvend, se ligji nuk bëhet për një person sot apo nesër, bëhet për ti hequr një personi, kushdoqoftë në rolin e presidentit, që të bllokojë procesin e betimit të gjyqtarëve.
Kjo që ka ndodhur së fundi është një turp, pasi dy zonja po zihen për të njëjtën karrige. Mazhoranca duhet tiu tregojë shqiptarëve nëse Ilir Meta e ka shkelur ligjin, nëse kjo ka ndodhur ajo duhet të vendosë për shkarkimin e tij.
Në momentin që e sjell këtë ligj në Kuvend, dhe ende flirton me njëri -tjetrin, atëherë kjo është një luftë për pushtet, të cilën unë nuk dua ta mbështes dhe të bëhem palë.
Nëse mazhoranca do ta kishte shkarkuar Metën, atëherë ligji do të ishte i përshtatshëm për ta sjellë në Kuvend”, – u shpreh Përmeti.
Diskutime rreth kësaj post