Emisioni i sotëm i Blendi Fevziut ka nisur me debate të ashpra, mes kryeministrit Rama dhe panelit të gazetarëve të ftuar në studio. Debati është “nxehur” kur gazetarja Klodiana Lala i ka kërkuar “llogari” Ramës për foton me biznesmenin Ardian Çapja, person të cilit OFL-ja i çoi dokumentet për të deklaruar pasurinë.
Madje në një moment, kryeministri ka ashpërsuar tonet ndaj gazetares Lala duke i kërkuar të mos flasë, dhe të njëjtën gjë e ka bërë dhe vetë Fevziu duke i bërtitur.
Pjesë nga debati në studio:
Edi Rama: Ti do ta mbyllësh gojën kur të flas unë
Blendi Fevziu: O Klodi po mos fol më se na iku koha, o Klodi
Pak minuta më vonë
Blendi Fevziu: O Klodi po mos e kthe personale, nuk e ka me ty
Klodiana Lala: Mund të na japësh shpjegime zoti kryeministër se ke dalë në foto me një nga eksponentët e botës së krimit
Blendi Fevziu: O Klodi, o Klodi, o Klodi mos se do na mbaj vetëm të foto
Blendi Fevziu: O Klodi, o Klodi, o Klooodi. Zoti kryeminisër mos u merr me të
Diskutime rreth kësaj post