Edi Rama ka reaguar për makinën “Lincoln”, me të cilën u largua nga selia e PS, ditën kur Vladimir Gjuta u arrestua në atë zonë. Ai tha se ajo nuk është e blinduar, por e thjeshtë.
Rama shton se makina i është bërë dhuratë nga vëllai i tij kur ka qënë në opozitë.
Më tej, në Opinin, Rama shpjegoi se si makina e tij, të cilën përdor çdo ditë është e “stër-konsumuar” dhe se e ka çuar në servis, por ky servis i ka dhënë në përdorim një makinë me qira.
Rama u shpreh:
“Njëri nga këta të fushës, të shkojë tek makina dhe të verifikojë a është e blinduar apo jo kjo makina. Mirë do ishte të bëni verifikimet përpara se ti bëni komente blindimit.
Makina nuk është ë blinduar, është që në vitin 2009 kur kam qenë në opozitë. Ma ka sjellë im vëlla kur kam qenë në opozitë. Makina që përdor si kryeministër, nuk ka qenë kurrë e blinduar, e kam patur që në opozitë. Kam çuar makinën e stër-konsumuar në servis dhe kam marrë me qira një makinë nga servisi. Nuk kam asnjë makinë të blerë si kryeministër. Thonë është benz i ri me raketa, është me qira në përdorim.”
Diskutime rreth kësaj post