Parlamenti miratoi këtë të mërkurë ndryshimet në ligjin për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, duke i dhënë mundësi Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të shqyrtojë dhe pezullojë brenda 3 ditësh një gjyqtar apo prokuror për një vendimarrje të caktuar.
Avokati, Spartak Ngjela në një intervistë për “ABC Neës”, e cilëson nismën pozitive dhe në funksion të frenimit të vendimeve arbitrare nga gjykatat.
“Vonesa që po sjell reforma në drejtësi ka rritur orekset e korrupsionit të gjyqtarëve të cilët nuk e kanë kaluar “Vettingun”, ndaj këta morën këtë masë. Sepse ligji që kërkon të nxjerri akti normativ nuk e kishte në substancë problemin e gjyqtarëve. Tani konceptojmë që i drejtohen inspektorit. Ata që thonë se është shkelje, gabojnë, sepse inspektori është institucion. Fakti që pezullohen është pozitiv sepse krijon frikën tek të tjerët”, tha Ngjela.
Për Ngjelën, akti normativ i nxjerrë nga qeveria për paketën Anti-KÇK i kalon kufijtë e një akti dhe lë mundësi për abuzim.
“I kapërcen kufijtë e një akti normativ. Akti normativ është ligj për një periudhë të caktuar sepse do të shkojë në parlament. Por në këtë periudhë të caktuar të bën gjëmën”, u shpreh Ngjela.
Shqetësimin e tij, Ngjela e ka te zbatimi i aktit, i cili sipas Ngjelës nuk ka qëllim krimin por pasurinë, duke kujtuar se kjo është një ide komuniste.
“Nëse është ndërrmarrje ndërkombëtare ka nëntekste të vështira për tu trajtuar. Nëse është ndërrmarrje e kryeministrit shqiptar, lë për të dëshiruar. Nuk po luftohet krimi i organizuar, por pasuria e krimit. Komunizmi e quante kapitalizmin krim të organizuar, mos ndoshta kështu e quajnë edhe këta? Nëse këta kanë përshtypjen se çdo kapital i madh është kriminal, atëherë këta janë komunizëm”, tha më tej Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post