Një mbrëmje dedikuar ikonës së muzikës shqiptare ka qenë kjopuntata e djeshme e emisionit “Soiree” me Jonida Shehun. Për tëkujtuar dhe për të dëgjuar muzikën e saj të paharrueshme ishinmbledhur disa nga artistët që kanë qenë më të afërt me të.
Një ndër ta ishte edhe këngëtarja e njohur Irma Libohova e cilaka ndarë emocionet e saj në lidhje me Nexhmije Pagarishën. Ndërkohë ndër të tjera ajo ka folur edhe për një postim që kishtebërë në Instagram një ditë para se ajo të ndërronte jetë. Teksaishte e ulur në shkallët e shtëpisë së saj, ajo këndonte këngën“Baresha”. Pikërisht ajo për këtë postim është pyetur mbrëmjene djeshma nga moderatorja Jonida Shehu.
“Nuk e di çfarë vale, çfarë fuqie, çfarë energjie më çoi. E kamprovuar disa herë për qejf këngën. Ndonjëherë kur rri nëpërshtëpi them të këndoj si soprano. Dola tek shkallët e shtëpisë. Çfarë këmbëngulje, çfarë dëshire pata që o do ta bëja o s’ka. Edhe e bëra shpejt e shpejt për 5 minuta edhe e hodha. Nuk e di çmë ndjeu zemra. Të nesërmen sapo hapa telefonin në mëngjes, shoh një DJ të Kosovës që unë e ndjek në Instagram dhe ishkruaj menjëherë në privat se çfarë ka ndodhur dhe më tha qëpo është e vërtetë. Çfarë parandjenje dhe pse pikërisht hitin e saj. E kam dashur shumë si artiste”, – ka treguar Irma Libohova.
Diskutime rreth kësaj post