Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka treguar se qeveria vijon punën për lehtësimin e jetës së qytetarëve. Rama bën të ditur se Agjencia Shtetërore e Kadastrës iu vjen në ndihmë qytetarëve përmes platformës online për rivlerësimin e pasurisë.
“#REVOLUCIONIDIGJITAL2020
Vijon me lehtësirat në procedura për qindra mijëra qytetarë që zotërojnë toka apo ndërtesa në pronësinë e tyre.
Brenda afateve kohore të mirëpërcaktuara, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, përmes platformës https://e-albania.al/ ofron aplikimin online për rivlerësimin e pasurisë tuaj.
Tashmë janë 52 aplikime online vetëm për shërbimet e Kadastrës.
#ShërbimePublike për #ShqipërinëqëDuam”, shkruan Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post