Një debat të nxehtë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Arena’ ndërmjet Elsa Ballaurit dhe Kujtim Gjuzit. Sipas aktivistes nëse duam të dimë se çfarë bëjmë gjykatat duhet të specifikojmë gjykatësit me emër dhe mbiemër.
Ndërsa sipas deputetit të opozitës së re, amerikanët dhe britanikët kanë thënë se duhen 10 vite që të implementohet reforma në drejtësi.
Elsa Ballauri: Duhet një iniciative e fuqishme dhe me një rezultat të mirë që mund të sillte uljen e kësaj gjendje, e këtyre niveleve të tmerrshme. Gjithmonë kam menduar se nëse duhet të monitorojmë gjykatat, duhet të monitorojmë gjyqet dhe flasim për gjykatësit me emër dhe mbiemër, jo të themi që gjykatat shqiptare janë të korruptuara.
Kujtim Gjuzi: Janë 130 persona që kanë dhënë dorëheqje. E kanë thëne amerikanët dhe britanikët, duhen 10 vite që të implementohet reforma në drejtësi.
Dritan Hila: Ka 3 vite që është rrumpallë.
Kujtim Gjuzi: “3 vite sepse e mban peng Edi Rama.”
Diskutime rreth kësaj post