Në seancën e sotme parlamentare po zhvillohet brenda dyerve të Kuvendit interpelanca e kërkuar nga deputeti Lefter Maliqi, me ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj.
Kjo interpelancë është thërritur nga Maliqi, në lidhje me nivelin e kriminalitetit në vend, ndërkohë që deputeti kërkoi llogari edhe për aksionin e fundit OFL, që është ndërmarrë nga ana e policisë së shtetit.
Maliqi ngriti një sërë pyetjesh, mes tyre dhe për arsyet se pse OFL nuk ka nisur me politikanët dhe familjarët e tyre.
Pjesë nga fjala e Maliqit:
Kjo interpelancë bëhet që ju qytetarët të shihni realitetin që prekni në përditshmërinë tuaj. Në 2017 tën kreu i KÇK-së dilte nëpër fushata dhe kërkonte që ju tu jepnit tepsitë dhe timonin se brenda 100 ditëve do të vendoset rendin dhe qetësinë në vend, dhe unë kam renditur disa pyetje për ministrin e brendshëm: Çmund të na thoni për vrasjet dhe rrëmbimet, çmund të na thoni për përdorimin e gazit lotsjellës mbi banorët e Astirit dhe të Bregut të Lumit, nga e keni marrë atë, pasi mediat kosovare publikuan së fundi një lajm, se e keni marrë nga Policia e Kosovës?
Thatë që KÇK u ngrit për të luftuar prokurorët dher gjykatësit e korruptuar, ndërkohë që nuk ka asnjë rezultat në këtë pikë? Si po ecën ky Vetingu i famshëm në Policinë e shtetit, ka lidhje familjare mes vlerësuesve, dhe oficerëve që janë subjekt? Si po ecën puna me OFL pasi ka informacione se ju keni marrë 35 forca komando dhe i keni bërë pjesë të kësaj structure, në shkelje me ligjin e policisë? I kujt ishte mjeti i blinduar me të cilin u largua kryeministri nga selia e PS?
Diskutime rreth kësaj post