Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ditën e nesërme do të bëjë një vizitë zyrtare në Shqipëri. Sipas agjencisë Anadolu, ai tha se do të diskutohen marrëdhëniet bilaterale me Shqipërinë, mundësitë e bashkëpunimit.
Gjithashtu do të diskutohen çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Agjencia Shtetërore e Bashkëpunimit dhe Koordinimit Turk (TIKA) shpërndau 500 pako ushqimore dhe 500 batanije për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit. Turqia ka filluar ndërtimin e 500 shtëpive për viktimat e tërmetit.
Diskutime rreth kësaj post