Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar lidhur me çështjen gjyqësore me administrimin e zonës së dyqaneve “duty free” në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytet, e cila po mban pezull fillimin e aktivitetit të kompanisë amerikane International Cruise Duty Free, ICDF, e shpallur fituese e garës së hapur nga aeroporti.
Ambasada shkruan se është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja.
Gjithashtu kërkohet që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual.
Deklarata e plotë e Ambasadës Amerikane:
“Në situatën ku ndodhemi sot, rrethanat në lidhje me hapësirën Pa Taksë (Duty Free) në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë sfidat me të cilat përballen investuesit e huaj në Shqipëri. Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme.”
Diskutime rreth kësaj post