Kryeministri Edi Rama menjëherë pas përfundimit të ceremonisë pritëse të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka zbritur në terren. Rama ka qenë në Durrës për të inspektuar nga afër ecurinë e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.
Postimi i plotë i Ramës:
“#TiNukDoJeshKurrëVetëm
Durrës, Plazh – Duke ndjekur ecurinë e rindërtimit të fazës 1 që mundëson rikthimin e të prekurve nga tërmeti në 1679 apartamente deri në 26 mars, në godinat e pabanueshme por me nivel dëmi të ulët.
Vazhdojnë miratimet e lejeve për këtë kategori godinash, bazuar në projekte të përputhura rigorozisht me standardet ligjore të ndërtimit.”, – shkruan Rama krahas videos.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post