Feride dhe Toprak janë bërë çifti më i pëlqyer në ekran së fundmi. Ata luajnë në serialin “Lule të vetmuara” që transmetohet në TV Klan dhe kanë rol kryesor. Në jetën reale ata janë miq shumë të mirë.
Madje Feride ka treguar se kur e ka parë Toprakun për herë të parë e ka përqafuar sepse ka qenë fanse e tij. Toprak në jetën reale quhet Ozgur Çevik dhe është këngëtar.
“Më pëlqente shumë Ozguri. Kur ai erdhi ditën e parë të xhirimeve, u përqafuam. Edhe tani jemi kaq të afërt. Ne flasim para xhirimeve dhe është shans i madh të kesh marrëdhënie të mirë me kolegun” – tha Feride e cila në jetën reale quhet Ipek Karapinar.
Diskutime rreth kësaj post