Vazhdon të rritet numri i personave që kanë humbur jetën nga stuhia ‘Ciara’, pluhuri i akullit trazuar me vorbullat e erës prej stuhisë Ciara kanë arritur shpejtësinë 147 kilometra në orë, pasi goditën bregdetin e Atlantikut, kanë rendur në zemër të Europës duke gjunjëzuar Gjermaninë dhe Zvicrën.
Evropa Veriore po përjeton momente tmerri. Erërat e forta dhe shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje masive dhe panik të madh te qytetarët, sidomos në Angli.
Një video e publikuar nga “Daily Mail” tregon momentin shokues, kur babai përpiqet të ndihmojë fëmijët.
Era e fortë rrëzoi djalin e vogël, ndërsa mori me vete dhe karrocën me fëmijën në të. Videoja u regjistrua dje pasdite në Lancashire.
Kalimtarët të tronditur bërtitën, pasi fëmija u rrëzua në mes të rrugës dhe mund të përplasej nga një makinë. Për fat të mirë, babai veproi në kohë, ndërsa momenti i frikshëm u kap nga një kalimtar.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post